Fonde zhvillimi – Transferimi i interesave të borxhit, përfitojnë 15 bashki

Njësitë e qeverisjes vendore kanë aplikuar për projekte zhvilluese që kanë interes të gjerë publik dhe sidomos për shtresat në nevojë. Kjo falë fondeve të zhvillimit të cilat janë krijuar nga transferimi i interesave të borxhit, që qeveria shqiptare i ka asaj italiane.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se në thirrjen e pestë kanë përfituar 15 bashki në të gjithë vendin.
Ky program i konvertimit të borxhit për zhvillim nisi në 2013 dhe deri më tani në thirrjen e katërt , janë financuar më shumë se 42 projekte me vlerë totale rreth 15 milion euro, nga të cilat kanë përfituar rreth 28 bashki në të gjithë vendin.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.