Fondet e Bashkimit Europian – Problem, rimbursimi i TVSH për fituesit e projekteve, Mima: E papranueshme
Qeveria shqiptare duhet të lehtësojë procedurat e rimbursimit të TVSH për përfituesit e projekteve të financuar nga Bashkimi Europian, pasi kjo është bërë pengesë në thithjen e fondeve. Problematika është ngritur gjatë diskutimeve në kuvend për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin MED, ndonëse kjo është konsideruar e papranueshme nga deputetët demokratë, të cilët thanë se tashmë këto pengesa duhej të ishin kaluar.
Aktualisht janë 23 projekte që do të zbatohen nga përfituesit shqiptarë, të cilët do të financohen në masën 85% nga donacionet dhe 15% nga qeveria shqiptare. Ndërkohë që në drejtim të bashkëfinancimit po punohet për krijimin e një fondi kombëtar, i cili do të garantojë disbursimin në kohë.
Referuar marrëveshjes, deri në vitin 2020 fondi për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën është rreth 11 milion euro , nga të cilat 1.65 duhet të jenë para që vijën nga bashkëfinancimi kombëtar.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.