Fondet e reja emergjente të FMN. Gjermania pret një dakordësi që do ndihmojë vendet e varfëra me pandeminë
Gjermania pret që liderët financiare botërorë të mbështesin këtë javë shpërndarjen e 650 miliardë dollarë tek të Drejtat Speciale të Tërheqjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, që është një formë valute e fondit, për të ndihmuar vendet e varfëra që t’i bëjnë ballë pandemisë. “Kjo është një shifër e arsyeshe”- tha një zyrtar i ministrisë së Financave në Gjermani, përpara takimit të Pranëverës së Fondit me Bankën Botërore. Ndërkohë që administrata e re e mbështet lëvizjen, ekziston një kompromis mes anëtarëve të FMN që të shtojnë rezervat emegjencë. Nëse arrihet një marrëeveshje këtë javë, fondet e reja do të mund të disponohen nga muaji Gusht. Alokimi i ri i fondeve do të jetë përfitues për vendet që kanë pësuar goditjen më të madhe nga pandemiam, ndërkohë që 42% e totalit do shkojë tek vendet më të varfëra në botë. Normat e vaksinimit dhe rimëkëmbja ekonomike janë të ndryshme në të gjithë globin dhe vendimi i FMN për të shtuar rezervat e emergjencës, do ndihmojë me zbutjen e hendekut mes vendeve të pasura dhe të varfëra.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.