Fondet për bujqësinë – Çuçi: Do të thjeshtojmë akoma më tej procedurat e aplikimit
Procedurat për aplikimin e përthithjes së fondeve për bujqësinë do të thjeshtohen akoma më tej. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, gjatë takimit të katërt të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD.
“Ne jemi të vendosur për të bërë çdo përpjekje që duhet në mënyrë që këto grante të absorbohen nga fermerët shqiptarë. Do të shtojmë kapacitetet pranë AZHBR dhe do të thjeshtojmë akoma më tej procedurat e aplikimit.”
Ndërsa ka cilësuar ‘befasues’ interesin për Thirrjen e Parë IPARD, Çuçi ka shtuar se mundësitë janë akoma më të mëdha.
“Interesi për Thirrjen e Parë ka qenë befasues për ne, por mundësitë janë akoma më të mëdha, prandaj shpresoj të kemi më shumë aplikime kur të hapet Thirrja e Dytë. lPARD është një mundësi e artë për mbështetjen e sektorit bujqësor e rural.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.