“Fondi i Komunitetit” – Bashkia e miraton edhe për 2019-ën. Veliaj: Banorë aplikoni
Qytetarët e Tiranës kanë mundësi që edhe përgjatë këtij viti të përfitojnë nga “Fondi i komuniteteve” për të rikonstruktuar pallatet ku jetojnë. Bashkia e Tiranës ka miratuar sërish një fond për 2019-ën, i cili është vënë në dispozicion të qytetarëve.
Kreu i bashkisë Erion Veliaj, gjatë inspektimit të rikontruksionit në një bllok banimi pranë njësisë nr. 4, bëri thirrje për aplikime
“Unë i dëgjoj njerëzit kur thonë: ‘Është kollaj të bëhet në Bllok, se aty njerëzit kanë më shumë para’. Jo, kjo mund të ndodhë kudo. Mjafton pak bashkëpunim. Kam parë jo vetëm cilësinë e punimeve, por kam parë faktin se këtu është rritur edhe cilësia e bashkëjetesës në komunitet”,
Por estetika për kreun e bashkisë nuk është përfitimi kryesor, ndërhyrja ka sjellë edhe përfitime ekonomike përmes rritjes së vlerës së pronës dhe uljes së faturave të energjisë.
“Sot ka më shumë vlerë shtëpia, sot është ulur fatura e energjisë elektrike që përdoret për ngrohje në këto ditë të ftohta. Besoj ia kemi parë hajrin këtij bashkëpunimi. Nëse ne shqiptarët bashkëpunojmë, mund të bëjmë mrekullia. Nëse harxhojmë kohë duke penguar njeri – tjetrin, nuk qullosim asgjë”.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.