Fondi për emergjencat civile, Murati: Ka bashki që s’e kanë përcaktuar, të merren masa
Në një kohë kur vendi është përfshirë nga emergjencat me zjarret, disa bashki nuk kanë përcaktuar fondin për përballimin e emergjencave civile dhe për shërbimin zjarrfikës, ndonëse ky i fundit, pas reformës administrativo-territoriale u ka kaluar në veresi”.
Deklarata vjen nga drejtori i Koordinimit me Prefekturat, Bekim Murati, i cili përmes një prononcimi dhënë për TV SCAN u kërkon kryetarëve të bashkive përcaktimin e tij.
Sipas Muratit, në disa bashki nuk ka shërbim zjarrfikës, ndërkohë që përballimi i emergjencave po bëhet përmes ofrimit të shërbimit nga bashkitë që tashmë e kanë të ngritur këtë strukturë.
Për këtë arsye, ai iu kujton kryetarëve të bashkive se ngritja e shërbimit zjarrfikës është detyrim i tyre e për pasojë duhet të marrin masa.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 19 vatra zjarri, ndërkohë që një ditë më parë kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, paralajmëroi emergjenca të pritshme edhe nga tërmetet dhe shirat e fuqishëm.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.