Fondi për “Start-Up” – AIDA shpall listën me 11 bizneset fituese
Janë shpallur bizneset fituese që do të përfitojnë nga fondi i “Start-Up”.
Kështu fondi i AIDA-s në mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Start-Up”, ka për qëllim të mbështesë bizneset shqiptare të sapo krijuara, nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë, duke përmirësuar klimën dhe kushtet operuese të tyre, me synim krijimin e bazave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
“Dje pranë ambienteve të AIDA-s u zhvillua mbledhja e Komisionit të Aprovimit të Granteve (KAG) për Fondin Start-Up. Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan 15 aplikime të bizneseve shqiptare start-up që operojnë në sektorë të ndryshëm. Bazuar në VKM, nr 593, datë 10.9.2014 dhe rregulloren e këtij fondi, u përzgjodhën 11 projekte fituese, të cilat përfshinin kryesisht blerje pajisjesh dhe materiale promovuese”, thuhet në njoftimin e AIDA-s
Lista e fituesve për fondin e “Start-Up”.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.