Fondi Shqiptar i Zhvillimit: Drejt përfundimit ndërtimi i pedonales dhe korsisë së biçikletave të Liqenit të Belshit (FOTO)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se kanë përfunduar punimet për betonimin e shëtitores, rrethimin e fushave sportive, rrjetin vaditës dhe ndriçimin e shesheve dhe fushave në Belsh.
“Aktualisht po punohet për sistemimin e sheshit dhe të skarpatave, me mbushje dheu vegjetativ. Gjithashtu dhe me ndërtim muresh betoni, për lidhjen e shëtitores te pompat e ujit, instalime hidraulike/ elektrike te godina e shërbimit.
Në total ky projekt synon krijimin e një hapësire në shërbim të komunitetit dhe rritjen e të ardhurave për ekonominë lokale, duke rivitalizuar bizneset e zonës dhe agroturizmin.
Me financim të Qeverisë Shqiptare, kjo ndërhyrje parashikohet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm, duke krijuar kështu një destinacion familjar, për fundjavat tuaja!” njofton FSHZH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.