Fondi Shqiptar i Zhvillimit: Nis puna për rikonstruksionin e rrugës Pogradec-Tushemisht
Fondi Shqiptari i Zhvillimit ka njoftuar fillimin e punës për rikonstruksionin e rrugës Pogradec – Tushemisht me gjatësi 3,6 km. Ky projekt parashikon rehabilitimin e të gjitha rrjeteve të infrastrukturës, mureve mbajtëse dhe veprave të artit, si dhe përmirësimin e shtresave të asfaltit.
Gjithashtu sipas FSHZH plani i ndërtimit do të përfshij vetëm trupin e rrugës, ndërsa pronat private përgjatë segmentit nuk do të preken, por procesi i shpronësimeve do të vijojë paralelisht. Me të përfunduar ky proces, thuhet në njoftim, projekti do të vazhdojë me fazën e dytë që parashikon përmirësimin rrugës me elementë shtesë si korsi për biçikleta, shtigje për këmbësorë, ndriçim dhe gjelbërim.
Ky investim financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe zbatohet nga Fondi i Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale”, shkruhet në lajmin e publikuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.