Fondit Shqiptar të Zhvillimit i hiqen 70 milion lekë – Kalojnë për rindërtimin e shtëpive dhe muzeut të dëmtuar nga tërmeti
Buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes i është shtuar një fond në vlerë 40 milionë lekë. Po ashtu edhe Ministrisë së Kulturës i është shtuar një fond prej 30 milionë lekësh. Këto fonde do të përdoren për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Korçë dhe për restaurimin e muzeut “Mësonjëtorja e parë shqipe” që aktualisht është i dëmtuar dhe i mbyllur nga tërmeti.
Fondi 70 milion lekë është siguruar përmes pakësimit me 70 milion lekë të buxhetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Po ashtu, vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon se Ministria e Mbrojtjes do të jetë organ përgjegjës për përdorimin, sipas procedurave të prokurimit publik, të fondeve të mbledhura nga donatorë të ndryshëm për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.