“Forca e Ligjit”, sekuestrohen 5.2 milion euro dhe 7 apartamente në Lezhë!
Policia e Shtetit njofton se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” ka sekuestruar rreth 5.2 milionë euro llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme të dy shtetasve, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale “Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019.
“Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milionë Euro dhe 7 apartamente” -njofton Policia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.