Forcimi i rregullave për mjetet lundruese, Klosi: “I bëjnë lundrimet të sigurta, hapi i radhës informatizimi”
Forcohen rregullat për mjetet lundruese në vendin tonë. Teksa ka prezantuar studimin e zonave detare, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë një takimi me grupet e interesit foli për sigurimin e informacionit të munguar dhe impaktin e tij jo vetëm në reduktim e aksidenteve por edhe në ekonominë detare
“Ky material mendoj që do shërbejë shumë në kuadër të Sigurisë që është një nga pikat më të rëndësishme të këtij aktiviteti të ri. Po ashtu është një libër i punuar mirë në gjuhën angleze do të jetë një material i nevojshëm për një hapësirë të re që ne kemi në turizmin shqiptar. Mendoj që ka qenë një informacion i munguar që i ofrohet edhe poseduesve të mjeteve të shpejtësisë apo lundrimit me kombësi joshqiptare për të njohur më mirë bregdetin shqiptar.”
Ministri Klosi u shpreh se hapi i radhës në fushën e ekonomisë detare është informatizimi, sipas të cilit do të shmang burokracitë dhe do t’i ofrojë më shumë informacion atyre që duan të lundrojnë në hapësirat detare të vendit tonë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.