Forcohen Dollari dhe Franga ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten
Monedha europiane vijon edhe sot të ruaj të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë teksa vazhdon të blihet me 120.6 lekë dhe të shitet me 121.3 lekë.
Paundi britanik gjithashtu vijon të blihet edhe sot sikurse edhe ditën e martë me 141 lekë dhe të shitet me 142 lekë duke mos pësuar luhatje të vlerës.
Dollari amerikan ndërkaq ka regjistruar rritje të kuotës krahasuar me ditën e djeshme pasi blihet sot me 106.7 lekë dhe shitet me 107.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Franga zvicerane ka shënuar rritje të kuotës këtë të mërkurë pasi në raport me dje blihet këtë mëngjes me 115.2 lekë dhe shitet me 116.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.