Forcohet Paundi britanik ndërsa monedha europiane humbet pikë!

Monedha europiane është dobësuar këtë të mërkurë duke u blerë sot me 121.4 lekë dhe duke u shitur me 122.1 lekë në raport me ditën e martë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar pikë krahasuar me ditën e djeshme pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 143.2 lekë dhe është shitur me 144.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan blihet këtë mëngjes me 106.7 lekë dhe shitet me 107.7 lekë duke mos pësuar luhatje të kuotës në raport me dje.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 114.7 lekë dhe shitet me 115.6 lekë teksa ka shënuar rënie të vlerës krahasuar me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.