Ford do të ndalojë shitjen e kamionëve komercialë në Amerikën Jugore

Ford do të ndalojë shitjen e kamionëve të rëndë në Amerkën e Jugut, një rajon ku kompania e prodhimit të makinave ka luftuar për një kohë të gjatë. Prodhuesi i dytë më i madh i makinave në SHBA pret që të regjistrojë akuza special të parapaguara me rreth 460 milionë dollar, sipas kësaj.
Për më tepër, Ford do të ndalojë prodhimin në fabrikën e saj në Sao Bernardo do Campo në Brazil gjatë këtij viti si dhe do të ndalë shitjen e kamionëve me ngarkesë, F -4000 dhe F -350, së, së bashku me makinën kompakte Fiesta sapo kjo të shitet nga inventarët e saj.
“Ford është e angazhuar në rajonin e Amerikës së Jugut duke ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe fitimprurës me oferta produktesh të mira, një eksperiencë të jashtëzakonshme të konsumatorëve dhe një model biznesi më të zhdërvjellët”, tha Lyle Watters, president i Ford në Amerikën e Jugut. Ford ka ndërmarrë hapa për të shkurtuar operimin e saj si dhe për të përmirësuar biznesin e saj – një plan që ka të ngjarë të marrë vite dhe e cila mund të kushtojë rreth 11 miliardë dollarë.
Bizneset ndërkombëtare të kompanisë paraqesin një sfidë veçanërisht të vështirë. Ndërsa, rivali tjetër i General Motors është tërhequr tërësisht nga disa rajone ku nuk ka qenë në një performancë të mirë, por problemi i Fordit është se shumë nga bizneset e saj në mbarë botën janë një përzierje midis të mirës dhe të keqes. Kompania tha më parë këtë vit se ka në plan të bashkohet me prodhuesit gjermanë Volkswagen duke u shtrirë në të gjithë Europën, Amerikën Jugore dhe në Afrikë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.