Ford tërheq 1.4 milion makina nga tregu, timoni mund të lirohet gjatë rrugës
Ford është duke tërhequr 1.4 milion automjete nga tregu, pasi kanë defekt me timonin drejtues, i cili mund të bëhet i lirë dhe madje edhe të dali gjatë kohës kur makina është në lëvizje.
Prodhuesi i makinave thotë se bulonat e timonit mund të lirohen me kalimin e kohës. Kompania është në dijeni të dy aksidenteve dhe një dëmtimi që mund të jenë shkaktuar nga ky problem.
Modelet e prekura janë Ford Fusion dhe Lincoln MKZ, të dyja modelet i përkasin viteve 2014-2018.
Vetëm në SHBA janë duke u tërhequr mbi 1.3 milionë makina. Pjesa tjetër janë në Kanada dhe Meksikë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.