Forma të reja pensionesh private për qytetarët – AMF po përgatit projektligjin e ri për sigurimet vullnetare. Lehtësi fiskale për pjesmarrjen
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po përgatit një ligj të ri “Për fondet private të pensionit”. Burime zyrtare pranë Autoritetit bëjnë me dije se ligji i ri përfaron më tej këtë treg me Direktivën Europiane IORP II, ndërkohë që sjell risi të konsiderueshme sa i përket fondeve të pensioneve private në Shqipëri. Drafti parashikon të vendosë standarde më të larta mirëqeverisjeje, të krijojë mundësinë e formave të reja të fondeve të pensioneve, siç janë ato me pjesëmarrje të mbyllur.
Risi tjetër e draftit është ulja të nivelit tavan të tarifës së administrimit, por ç’është më e rëndësishmja, aty do të parashikohet dhe krijimi i lehtësive fiskale, me qëllim stimulimin e zhvillimit të mëtejshëm të këtij tregu.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, aktualisht kalon 34 mijë anëtarë. Në fund të vitit 2020, numri i personave të përfshirë në këto skema ishte 31 mijë, duke shënuar një shtesë prej më shumë se 3 mijë personash në harkun e dy viteve.
Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 31.03.2022 tregon një total asetesh neto prej 4,8 miliardë lekë (39.94 milionë euro dhe me një rritje prej 272 milionë lekë, më shumë se 2 milionë euro. Rritja është 5.95% krahasuar me 31.12.2021. Aktualisht, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtrojnë aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.