Formalizim inspektimeve vendore, Hajdari: Kontroll mbi sjelljen me bizneset, shmanget korrupsioni
Inspektorët vendorë në të gjithë vendin do t’u nënshtrohen trajnimit dhe do të pajisen me pajisje tabletë në mënyrë që inspektimet të jenë transparente dhe të shmanget korrupsioni.
Inspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari zhvilloi një takim me kryeinspektorët e të gjitha rretheve, të cilëve u bëri me dije procesin ku dhe vendosi si afat muajin Qershor.
Hajdari theksoi se pas inspektorateve qendrore, tashmë do të formalizohen edhe inspektimet në bashki, ku dhe abuzimet janë më të mëdha.
Sipas Hajdarit, qasja e inspektorëve ndaj bizneseve do të jetë transparente, pas inspektimet do të kryhen sipas analizës së riskut dhe nuk do të synohet gjobitja e subjekteve. Për këtë do të ketë kontroll edhe nga Inspektorati Qendror.
Në këtë proces Inspektorati Qendror do të bashkëpunojë edhe me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, me qëllim ndarjen e kompetencave.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.