Formimi i qeverisë së re gjermane – SPD kërkon të nisë negociatat për koalicionin që këtë javë
Social demokratët në Gjermani, që mposhtën në një garë të ashpër zgjedhore konservatorët e kancelares Angela Merkel, bënë të ditur se shpresojnë që bisedimet me të gjelbrit dhe demokratët e lirë, për të formuar një qeveri, të nisin që këtë javë. Dy partitë e tjera, që janë të ndara për shumë çështje, kanë bërë të ditur se do bisedojnë njëherë me njëra-tjetrën, për të arritur fusha të kompromisit, përpara se të nisin negociatat me Social Demokratët, apo konservatorët e Merkel.
Lideri në parlament i Social Demokratëve, Rolf Muetzenich, tha se e mirëpret iniciatiën e 2 partive të vogla për të sheshuar diferencat, por shtoi se kërkon ende të flasë me partnerët e mundshëm për koalicionin me 3 parti këtë javë. “Do ishte gjë e mirë nëse të gjelbrit dhe liberalët do përqëndroheshin për një takim me ne këtë javë”- tha Muetzenich. Olaf Scholz, kandidati për t’u bërë kancelari i parë social demokrat, që kur Merkel mori detyrën në vitin 2005, tha se shpreson se do ketë progres. “Jam optimist.
Ne do manaxhojmë ndërtimin e një koalicioni me pragmatizëm dhe gatishmëri për të bashkëpunuar”- tha Scholz në Tëitter. Rivali konservator Armin Laschet, tha se ai do vazhdojë të provojë nëse mund të formojë një qeveri, pavarësisht se drejtoi bllokun CDU/CSU në rezulatin më të keq ndonjëherë në zgjedhje komëtare. Gjermanët nuk janë në favo të një qeverie tjetër konservatore, me 71% që kundërshtojnë përpjekjen e Laschet për t’u bërë kancelar, sipas sondazheve. Social Demokratët, parita më e vjetër në Gjermani, fitoi 25.7% të votave, në rritje me 5% nga viti 2017 dhe përpara bllokut konservator me 24.1%. Të gjelbrit morën 14.8% të votave, ndërsa demokratët e lirë, 11.5%.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.