Formohet qeveria e re Gjermane – SPD cakton Scholz në krye të financave, Maas do të zëvendësojë Gabriel
Social demokratët në Gjermani kanë caktuar 2 politikanë të vjetër në postet kryesore të qeverisë së re, me kryebashkiakun e Hamburgut Olaf Scholz që do të bëhet ministër i financave në ekonominë më të madhe të Europës.
Liderët e SPD lajmëruan 6 postet ministrore të partisë. Ministri i Drejtësisë Heiko Maas do të zëvendësojë Sigmar Gabriel si ministër i jashtëm.
60% e social demokratëve votuan ditën e Diel pro kthimit të “koalicionit të madh” me konservatorët e Angela Merkel, që kanë qeverisur Gjermaninë që prej vitit 2013.
Qeveria e re do të betohet më datë 14 Mars. Scholz, juristi 59-vjeçar që mbështet integrimin europian, do të jetë gjithashtu zv/kancelar. Konservatorët e Merkel nuk ishin dakord me Merkel për dhënien e postit kryesor në financë për të arritur marrëveshjen e koalicionit, post që është mbajtur nga “fajkoi” Wolfgang Schaeuble, që ka reputacion për masat shtrënguese të aplikuara ndaj shteteve të Eurozonës.
Social demokratët favorizojnë më shumë shpenzimet se sa konservatorët, por partitë kanë rënë dakord që t’i qëndrojnë objektivit të buxhetit të balancuar, pa marrë borxh të ri.
Ish-ministri i drejtësisë, Maas, që do të zëvendësojë tashmë Sigmar Gabriel, njihet për prezantimin e ligjeve që detyruan kompanitë e mediave sociale si Facebook dhe Twitter që të heqin disa përmbajtje nga faqet e tyre.
Hubertus Heil do të marrë postin e Ministrit të punës, duke u ngjitur në krye të ministrisë me buxhetin më të madh, në rreth 135 miliardë euro.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.