Forum biznesi Shqipëri-Estoni – Xhafaj: Reformat dhanë rezultate, interesi për investime në rritje
Në Forumin e biznesit Shqipëri-Estoni, Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj ka nënvizuar se, falë reformave të thella Shqipëria është kthyer në një vend tërheqës për investimet e huaja.
Ndërkohë që theksoi se vendet e rajonit duhet të vijojnë në nismën për krijimin e një tregu të përbashkët si përqasja më e efektshme në raport me Bashkimin Evropian. Ai e përkufizoi Estoninë si një prej vendeve për t’u marrë shembull për rritjen mjaft të shpejtë ekonomike.
Forumi i biznesit Shqipëri – Estoni u organizua nga Dhoma e Tregtisë & Industrisë Tirane ne bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Estonisë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.