Forumi i biznesit, Rama: Turizmi sektor potencial, garanci për investitorët italianë
Shqipëria është vend me potencial në rritje në shumë sektorë. Por sipas kryeministrit Edi Rama, turizmi është një nga sektorët ku ka shumë për të bërë, dhe tur-operatorët vendas nuk po përballojnë kërkesat. I pranishëm në forumin e biznesit Shqipëri-Itali, Rama ftojë sipërmarrjet italiane të investojnë në vendin tonë, dhe të ndihen të sigurt, pasi Shqipëri ka një legjislacion të favorshëm ndaj turizmit.
“Dua të theksoje vetëm një element, sigurisht vendi ka shumë potenciale rritjeje dhe shumë mundësi investimesh në sektorin e energjisë, të naftës, mineraleve, në bujqësi, turizëm. Ajo që po përjetojmë në këtë periudhë është, që hapësira ku mundësitë janë të ofruara edhe me kërkesë eksposenciale është ajo e turizmit. Kemi vërtet shumë për të bërë në këtë fushë. Ndërsa çdo vit rritja e kërkesës është vërtet e paarritshme nga pikëpamja e ofertës. Tur operatorët tanë janë të detyruar të refuzuar 5 për qind të kërkesës, një kërkesë shumë e diversifikuar. Kemi edhe një legjislacion në avantazh për të investuar në turizëm. Në 5-10 vitet e ardhshme, do të jetë vërtet kantieri më i rëndësishëm i Shqipërisë nga të gjitha pikëpamjet. Kushdo do të investonte në një hotel me 4-5 yje do të kishte dhjetë vjet pa asnjë taksë, vetëm një taksë prej 6 për qind të TVSH”.
Rama garantoi investiotrët se Shqipëria është në rrugën e duhur, dhe po bëhet e ngjashme me Italinë në shumë aspekte të rëndësishme, si taksat dhe burokracitë.
“Dhe ta mendosh që janë 20 miliard euro këtu në sallë, është diçka e pabesueshme. Dhe shpresoj që disa nga këto euro të mbeten këtu në Shqipëri. Të mbeten në Shqipëri në formën e investimeve. Për vetë faktin, Shqipëria është një vend në rritje, por dhe se dhe italianët ndihen vërtet në shtëpinë e tyre, sepse jemi italian me të gjitha vlerat dhe të metat, pavarësisht se nuk kemi histori të njëjtë, traditë dhe kulture. Por dua të themi jemi Italia e gjyshërve tuaj. Ku ka shumë për të parë dhe për të bërë dhe shumë për të fituar. Ata që e kanë bërë këtë hap mund të dëshmojnë, që përveç problemeve, përveç pengesave, Shqipëria vërtet i garanton të gjitha këto. Me një fjalë ka një mënyrë të ngjashme me ju, që janë: taksat shumë të ulta dhe burokracia gjithashtu. Ne do vazhdojmë të lehtësojmë burokracinë, ndërsa me taksat jemi në nivel shumë të ulët. Jemi duke zhvilluar një proces rregullimi, duke menduar të asgjësojmë shumë procese burokratike, duke reduktuar kohën e nevojshme për një ndërmarrje, për të zhvilluar lirisht veprimtarinë e saj këtu. Jemi një vend në rrugën e duhur, dhe sipërmarrjen italiane të ndihen të sigurt këtu”.
Në forumin e biznesit të pranishëm ishin edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Ivan Scalfarotto, zv. Ministër i Zhvillimit Ekonomik. Gjithashtu morën pjesë 200 delegatë dhe rreth 350 sipërmarrje italiane.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.