Forumi ekonomik i LSI, Meta: Politika të mos pengojë ekonominë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizon forumin ekonomik, “Krijojmë Shanse”, ku vëmendja do të fokusohet tek krijimi i vendeve të reja të punës, sidomos për të rinjtë.
Në fjalën e tij, kryetari i LSI, Ilir Meta, i bëri thirrje të gjitha palëve politike për të arritur konsensus pasi, sipas tij po dëmtohet ekonomia.
Gjithashtu, Ilir Meta shtoi se, zhvillimi ekonomik në vend është sfida më madhore. Sipas tij, rritja ekonomike do të mundësojë investime në sektorë të tjerë, e për rrjedhojë do të përmirësohet mirëqenia e shqiptarëve.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.