Forumi i prodhuesve – Ekonomi: Ndërgjegjësim biznesit për markën shqiptare
Prodhuesit shqiptarë kanë kërkuar nga qeveritë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë që të hiqen barrierat tarifore dhe jotarifore si një nxitje për shkëmbimet tregtare të produkteve shqiptare.
Në forumin e mbajtur me këtë rast Nikonin Jaka, Drejtor Ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë u shpreh se zyrtarisht do të kërkohen disa ndërhyrje nga ana e qeverive respektive.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi u shpreh se nga ana e qeverisë shqiptare, asaj të Kosovës apo Maqedonisë janë marrë nisma dhe nënshkruar marrëveshje që synojnë lehtësimin e shkëmbimeve.
Nga ana tjetër përpjekjet e sotme po synojnë konsolidimin dhe mbrojtjen e markës shqiptare.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.