Forumi për integrimin – Bushati: Në korrik nis puna parapërgatitore për anëtarësimin
Nuk ka hyrje në mënyrë automatike në Bashkimin Europian edhe pse mund të jepet drita jeshile. Kështu është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë forumit të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës. I pyetur për hapjen e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, ministri u shpreh se në korrik do të nisë puna parapërgatitore për zyrtarizimin e procesit në 2019-ën .
Bushati renditi procesin e vetingut, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si prioritete për anëtarësimin.
Bushati u ndal edhe tek dosja me shtetin grek, kryesisht me çështjen e detit duke lënë të hapur mundësinë për një marrëveshje mes dy vendeve.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.