[FOTO] Amazon zbulon ndërtesën e re ‘Sferat’ – Brenda saj përmban një mini pyll tropikal dhe …

Kompania Amazon ka zbuluar ndërtesën e saj të re e të quajtur Sferat për shkak të formës së saj. Të vendosura në qendër të qytetit Seattle, tre kupola ku më e madhja prej të tyre është 90 metra e lartë dhe 130 metra e gjerë, lidhen sëbashku për të formuar një ‘dhomë’ të madhe.
Ato përmbajnë brenda tyre nga një mini pyll tropikal, por jo vetëm. Bukuri të tjera natyrore si lumenjtë, ujëvarat dhe muret e gjelbra shoqërojnë punonjësit gjatë punës së tyre.
Sferat përmbajnë deri në 800 të punësuar të Amazon, të cilët me sa duket janë shumë të ngazëllyer nga mjedisi i punës. Janë mbi 40 mijë bimë dhe 400 specie që mbushin ndërtesat. Sipas kompanisë, ndërtimi i Sferave krijoi më shumë se 600 vende pune me kohë të plotë.
Të gjitha ambientet e Amazon janë të hapura për mjedisin e gjelbëruar. Koncepti i Sferave u frymëzua nga ideja se hapësira e punës me bimë të gjelbra mund t’i bëjë punëtorët më produktivë dhe krijues, ide e mbështetur nga disa kërkime akademike.
Po ashtu ata përmbajnë edhe një qendër vizitorësh të quajtur Understory, ku është pa pagesë, por kërkohet një rezervim. Po ashtu, Amazon thotë se do të ofrojë edhe mundësi edukimi për studentët lokalë. Projektimi dhe ndërtimi i kësaj selie në Seatle, ka kushtuar më shumë se 4 miliardë dollarë, sipas kompanisë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.