[FOTO] Beteja mes shkretëtirës dhe njeriut në Dubai dhe Abu Dhabi
Emiratet e Bashkuara Arabe përfshijnë shumë më tepër se sa qiellgërvishtëset dhe qendrat tregtare luksoze të Dubait dhe Abu Dhabit. Këtë e ka treguar fotografi australian Iranaeus Herok, i cili ka kaluar kohë në shkretëtirë së bashku me dronin e tij, për të sjellë këto shkrepje mbresëlënëse.
Fotot tregojnë një betejë të vazhdueshme mes natyrës dhe njerëzve. Peizazhi njerëzor është ndërtuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe qytete si Dubai janë rritur shpejt nga qyteza porte në metropole të mëdha në vetëm pak dekada.
Megjithatë, natyra gjithmonë godet përsëri dhe fotot e mëposhtme tregojnë një pamje gati surreale dhe apokaliptike të shkretëtirës që gllabëron dalëngadalë autostradat e Emirateve.
Një tjetër pemë e shpëtuar
Fundi i rrugës
Shkretëtira gllabëron asfaltin
Devetë duke pushuar pas trajnimit
Rrethrrotullimi lejla
Loja më popullore në botë është kudo
Perëndimi në qytetin e shkretëtirës
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.