FOTO/“Fjetje poshtë mijëra yjeve” – Flluska e tejdukshme që mundëson gjumin më të rehatshëm në natyrë

Jo të gjithë mund ta përballojnë të fjetjen përjashta nëpër kampingje apo çadra. Mizat e bezdisshme si dhe ajri i ftohte janë 2 fenomene që jo të gjithë arrijnë t’i përballojnë.
Por për fat të mirë të rinjtë kanë konceptuar krijimin e një flluskë të tejdukshme e cila do të bëjë ndërmjetësimin e përsosur midis natyrës dhe rehatisë.
Këto flluska të tejdukshme janë rreth 11 metra në diametër dhe vijnë të pajisura me të gjithë luksin që ndodhet edhe në shtëpitë tuaja.
Jo vetëm që ka një krevat të rehatshëm, një teleskop për të parë yjet gjatë natës, çokollatë të nxehta si dhe shampanjë por edhe maskë për sytë tuaj në rast se nuk mund të flini nga drita e hënës.
Edhe pse flluska është ë gjitha e tejdukshme ju mos u shqetësoni, për sa i përket tualetit, ai ndodhet i bashkëngjitur në një flluskë tjetër e cila nuk është e tejdukshme dhe ju do të mund të kryeni të gjitha nevojat tuaja personale.
Marrja me qira e një prej tre flluskave të tejdukshme fillon në vlerën e 250 dollarëve për natë, e cila është një vlerë e papërfillshme për aq kohë sa ju do të flini në hotelin me miliona yje.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.