[FOTO] Lepusha e Kelmendit gjallërohet nga turizmi dimëror dhe vizitorët e shumtë
Disa foto nga Lepusha e Kelmendit në Malësinë e Madhe kanë qenë zgjedhja e kryeministrit Rama për kartolinën e urimit të mëngjesit. Rama i ka përshkruar pamjet si përrallore dhe tregojnë se ka nisur të jetësohet turizmi malor.
Posted by Edi Rama on Sunday, January 14, 2018
Në fakt Lëpusha konsiderohet mes destinacioneve të reja të kësaj forme turizmi, i krahasuar shpesh me peizazhin që gjendet në majat zvicerane. Sot, fshati aksesohet shumë lehtë me makinë, por deri para pak vitesh ishte thuajse i paarritshëm, edhe pse në të kanë shkelur udhëtarë si Edith Durham dhe gazetari italian Idro Montaneli.
Posted by Edi Rama on Sunday, January 14, 2018
Banorët kanë arritur të përfitojnë nga projektet për zhvillimin e bujtinave në fshatrat malore turistike të Shqipërisë, duke restauruar kullat e bardha dy-tri katëshe me çati të kuqe. Tashmë është duke përfituar nga vizitat e shumta të turistëve, si gjatë dimrit, por ashtu edhe gjatë verës.
Posted by Edi Rama on Sunday, January 14, 2018
Bashkë me Vermoshin, Lëpusha zë skajin më verior të Shqipërisë, ndaj ka arritur të fitojë edhe vëmendjen e turistëve të huaj që vizitojnë vendin. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për muajin Nëntor, në vendin tonë hynë mbi 252 mijë turistë të huaj, nga të cilët rreth 55 mijë deklaruan se ishin për pushime.
Posted by Edi Rama on Sunday, January 14, 2018
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.