FOTO-Lleshaj merr zyrtarisht kryesimin e Ministrisë së Brendshme
Pas seancës plenare ku u votua dekreti për lirimin nga detyra të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama ka postuar foton me zëvëndësministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj që do të mbajë detyrën e zëvëndësministrit në kushtet e refuzimit tëdekretit nga presidenti.
Ashtu sikurse ka njoftuar kryeministri në fjalën e mbajtur në seancë plenare, Lleshaj do të ushtrojë funksionet e Ministrit të Brendshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.