FOTO/Merrni shembull nga kjo farmaci! Skema se si po shërben nga dera duke siguruar ruajtjen e distancës sociale
Në kushtet kur janë marrë një serë masash për parandalimin e përhapjes së COVID 19, një pjesë e aktivitetet tregtare në vend janë pezulluar, me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore. Por ato që vijojnë aktivitetin e tyre, janë të detyruar që të respektojnë distancën sociale.
Një farmaci ka gjetur një mënyrë të sigurtë për t’u shërbyer njerëzve, duke vendosur një tavolinë te dera dhe duke shërbyer përmes saj, pa pasur nevojën që njerëzit të futen brenda saj, duke rrezikuar që të mos respektojnë distancën e sigurisë. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri ka vlerësuar nismën e farmacisë, duke u bërë apel të gjitha farmacive që të ndjekin këtë shembull.
“Të gjitha farmacitë duhet të bëjnë të njëjtën gjë si kjo farmaci, shërbim tek dera dhe njerëzit të sigurohen që të mbajnë distancën nga njëri-tjetri kur rrinë në rradhë! FRIKË ASPAK, KUJDES PO!”shkruan kryeministri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.