(FOTO) Ndryshon parkimi i Bashkisë te sheshi “Avni Rustemi” – Ja detajet e projektit

Pas transformimit të Pazarit të Ri, zona e njohur në Tiranë do të përfundojë ndryshimin e imazhit, me shndërrimin e sheshit të parkimit përballë pazarit. Aktualisht pranë këtij sheshi, ekziston një parking i shoqërisë nën administrimin e Bashkisë, Tirana Parking, gjendja e të cilit paraqitet si në foton e mëposhtme.
Sheshi i parkimit do të ketë një kapacitet prej 27 automjetesh, plus 1 të rezervuar për personat me aftësi të kufizuara.
Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i një sistemi të veçantë të kullimit të ujërave të shiut; sistem i ngjarjeve emergjente të zjarrit, pajisur me sensorë tymi temperature; sistem vëzhgimi me kamera për të rritur sigurinë në parkim; si dhe një sistem transmeti të informacionit e komunikimit, përmes fibrave optike nëntokësore për internetin.
Tenderi i Tirana Parking do të qëndrojë i hapur deri më 3 nëntor 2017, me një fond limit prej 6.4 milionë lekësh. Pas lidhjes së kontratës me operatorin fitues, kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 2 muaj, çka do të thotë se në mes të Janarit 2018 mund të bëhet inaugurimi i këtij sheshi parkimi.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.