Foto në Jet për rusët që duan të bëjnë “jetë” në Instagram – Kompania fiton para pa u ngritur kurrë nga toka

Nëse nuk mund ta përballoni dot fluturimin në një jet privat, atëherë një kompani në Rusi mund t’ju ndihmojë të bëni gjasme.
“Private Jet Studio”, e ndodhur në Moskë, ka krijuar një biznes unik duke dhënë me qira një jet provat për sesione fotografike për Instagram. Rusët mund të përjetojnë se si është të hipësh në bordin e një avioni luksoz, por nuk mund të udhëtojnë asgjëkundi, pasi avioni do të qëndrojë gjatë gjithë eksperiencës në tokë.
Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të paguajnë aeroplanin “Gulfstream 65” për të bërë foto për mburrje në rrjetet sociale.
Një shooting 2 orësh me një fotograf profesionist kushton 14 mijë rubla, ose rreth 27 mijë lekë, ndërsa pa fotograf tarifa është 11 mijë rubla, ose 21 mijë e 600 lekë. Brenda në çmim përfshihet edhe makeup-i për vajzat që duan të ngjajnë sa më mirë. Gjithashtu është e mundur të paguash edhe një kameraman për 25 mijë lekë.
Fotot e postuara në llogarinë në Instagram të kompanisë tregojnë se si klientët shtiren sikur janë në ajër duke parë në distancë nga dritaret e avionit.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.