FOTO/Nënshkruhet marrëveshja, Klosi: Një tjetër hotel me 5 yje do të ndërtohet ne bregdetin shqiptar
Në bregdetin shqiptarë, në Palasë, do të ndërtohet një tjetër hotel me pesë yje. Lajmin e bën të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
“Një tjetër hotel me 5 yje do të ndërtohet ne bregdetin shqiptar në Palasë, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Concord dhe Alpitour, rrjetit me mbi 3 mijë agjenci turistike në të gjithë botën. Kjo është një nga kontratat që kemi tashmë me 15 brandet më të njohura të hotelerisë në botë. Shtojmë kapacitetet e mikpritjes, ofrojmë shërbime cilësore dhe me standarde, për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik europian, që në vitet e para të dekadës së re do te presë plot 10 milionë turistë!”, shkruan Kosi në facebook.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.