FOTO/Panorama spektakolare e arkitekturës në zhdukje të Hong-Kongut

Përbërë nga dyqane, biznese dhe apartamente, ndërtesat e vjetra të Hong Kongut janë mikrokozmos të jetës në qytet.
Të ngjashme me të ashtuquajturat dyqanet e Azisë Juglindore, këto struktura historike karakterizohen nga një radhë dyqanesh në katin e sipërm dhe strehim në katin e poshtëm.
Tong Lau u ndërtua nga fundi i shekullit të 19-të deri në vitet 1960. Megjithëse shumë prej tyre janë shkatërruar për t’u bërë rrugë për blloqet apo kullat e larta, pjesa e mbetur vazhdon të mbetet koshere e aktivitetit social dhe tregtar për komunitetet.
Një fotograf britanik, Stefan Irvine kaloi pothuajse 4 vite duke kapur këto ndërtesa si dhe komunitetet përreth tyre.
Por me kaq shumë për të përshkruar fotografi e dinte se shkrepjet e njëpasnjëshme mund të mos mjaftonin.
“Do të isha duke ecur nëpër pjesë të ndryshme të Hong Kongut duke kërkuar arkitekturë interesante dhe unë vazhdoja të tërhiqesha drejt këtyre ndërtesave të Tong lau sepse ata kanë një karakter kaq të veçantë”, tha Irvine.
Ndërtesat Tong lau shpesh janë të vendosura në pjesët e populluara të qytetit dhe kjo bën që njerëz të pafundëm të jenë gjatë të gjithë kohës në lëvizje.
“Është një turp që ndërtuesit kanë një ndikim të tillë aq sa mund të largojnë trashëgiminë interesante e të vlefshme të njerëzve të Hong Kongut për ta zëvendësuar nga kulla të larta e të mëdha”, u shpreh Irvine.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.