Foto/Përfundon aksi rrugor Çorovodë-Përmet – Rruga, tashmë e aksesueshme
Ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar gjatë ditës së sotme lotin e parë të rrugës Çorovodë-Përmet.
Sipas njoftimit nga Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë, ky aks ka përfunduar plotësisht dhe tashmë është i aksesueshëm për të gjithë.
Njoftimi bëri me dije se ky aks lehtëson jetën e qytetarëve dhe gjithashtu zhvillon turizmin, pasi zona në fjalë ka vlera turistike të jashtëzakonshme.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se aksi në fjalë është ndërtuar me standarde të larta dhe rruga do të ofrojë më tepër siguri për përdoruesit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.