[FOTO] Përfundon rikonstruksioni i plotë i rrugës Korçë-Voskop-Polenë-Korçë
Ka përfunduar puna për rikonstruksionin e plotë i rrugës Korçë-Voskop-Polenë-Korçë me gjatësi 16 km. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, rruga e re ka një gjerësi asfalti që varion nga 4.5 deri në 6.5 metër dhe është e pajisur me bankina 2.75 metër, guardrail dhe sinjalistikë vertikale e horizontale.
Janë rreth 6 mijë banorë në Njësitë Administrative Voskop të cilët përfitojnë nga ky investim që lehtëson aksesin e shërbimeve shëndetësore, arsimore dhe tregut të Korçës.
Po ashtu, kjo rrugë pritet të ketë ndikimi edhe në rritjen e turizmit, pasi bashkohet në një pjesë të saj edhe me rrugën për në Voskopojë.
Investimi i nisur në maj të vitit të kaluar u zbatua në kuadër të Projektit të Qeverisë Shqiptare për Rehabilitimin e Akseve Rrugore Prioritare në vend.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.