[FOTO] Rikonstruksioni i Kalasë së Tiranës – Veliaj zbulon datën e përfundimit të punimeve
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë mëngjesin e sotëm foto nga punimet në vazhdim për rehabilitimin e Kalasë së Tiranës, e cila ndodhet në hyrje të pedonales.
Posted by Erion Veliaj on Monday, July 16, 2018
Hapja e saj pritet të bëhet brenda disa javësh, ndërsa Veliaj shprehet se do t’i shtohet si hapësirë pedonale sheshi “Skënderbej” dhe “Pazarit të Ri”.
Posted by Erion Veliaj on Monday, July 16, 2018
“Nuk do ta besoni si është transformuar Kalaja e Tiranës në Pedonale! Janë ruajtur muret rrethuese teksa është transformuar ish oborri me ferra në një çarshi të bukur që do gëlojë nga jeta në fund të verës”, shkruan kryebashkiaku në Facebook.
Hapësira e re për publikun do të jetë një zonë kulturore dhe tregtare me në fokus historinë e Tiranës. Fotot tregojnë edhe një mozaik ku paraqiten simbolet e Tiranës, xhamia dhe kulla e Sahatit.
Posted by Erion Veliaj on Monday, July 16, 2018
Në këtë zonë do të ndërtohet edhe një rrugë e re për këmbësorët, e cila e lidh atë me Rrugën e Elbasanit. Hapësira, e cila do të zhvillohet në partneritet publik-privat me familjen Toptani, do të ketë edhe vend për sipërmarrjet me dyqane suveniresh, restorante tradicionale, muzikë dhe shërbime të tjera.
Posted by Erion Veliaj on Monday, July 16, 2018
Kalaja është një fortifikim fushor me planimetri drejtkëndëshe 160×200 metra, e cila mendohet se daton nga periudha e hershme bizantine në shekullin IV-VI. Ajo mendohet se i takon njërës prej fortifikimeve të ndërtuara ose të rindërtuara nga Perandori Justinian në Epirin e Ri. (Historiku i plotë)
Posted by Erion Veliaj on Monday, July 16, 2018
Posted by Erion Veliaj on Monday, July 16, 2018
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.