FOTO-Si do të jenë gjobat elektronike për drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat! Hyn në fuqi vendimi
Pak ditë më parë qeveria ka miratuar propozimin e ministrit të Brendshëm për gjobat on-line apo siç njihen ndryshe edhe si e-gjoba. Sipas vendimit të qeverisë të publikuara në Fletoren Zyrtare, procesverbali i prodhuar nga pajisjet digjitale është sipas modelit VI.2.
“Procesverbali i prodhuar nga pajisjet digjitale është sipas modelit VI.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje dhe duhet të përmbajë të njëjtët tregues të procesverbalit të modelit VI.1 të saj. Modalitetet e përdorimit të pajisjeve digjitale dhe mënyrat e transferimit të të dhënave digjitale në kohë reale në sistemin elektronik e-gjoba përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm” përcaktohet në vendim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.