Foto të rënda në paketën e duhanit – Masat antiduhan/Beqaj: Të vendosen dhe foto me organe të dëmtuar nga duhanpirja
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka diskutuar ndryshimet e propozuara në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, teksa ish-ministri i Shëndetësisë ka kërkuar përcaktimin e një date fikse për vendosjen e fotografive nëpër paketa, si dhe lënien e 24 muajve kohë për përgatitjen e industrisë për këto ndryshime.
Përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë argumentuan se ndryshimet ligjore duhet të bëhen sipas strategjisë antiduhan, ndonëse e përqendruan propozimin e tyre te disiplinimi i shitjes së duhanit të hapur apo humbjet që do të kishte buxheti i shtetit Megjithatë, sipas deputetëve qëllimi është mbrojtja e shëndetit dhe jo e buxhetit të shtetit, ndërkohë që Beqaj tha se shteti harxhon milion euro për sëmundjet tumorale dhe ato kardiovaskulare, qenë kanë si shkaktar edhe pirjen e duhanit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.