Fotografi i ri dhe vëllai i tij 3-vjeçar që pushtuan Instagramin me fotot e “IT”
Filmi i zhanrit horror “IT” pritet të lançohet më datë 8 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në kinematë në të gjithë botën. Ky film është i bazuar në romanin e Stephen King të vitit 1986 me të njëjtin titull. Për herë të parë u përshtat në formën e një mini seriali në vitin 1990 dhe pas plot 27 vjetësh kthehet sërish.
Vetëm pak ditë përpara se filmi të bëhet publik, 17-vjeçari fotograf Eagan Tilghman vendosi në objektivin e tij vëllain e vogël 3-vjeçar Louie për të realizuar një set fotosh mikpritës për filmin.
Në foto vëllai i tij i vogël është i veshur në kostumin e një mini klouni dhe është grimuar nga vetë Eagan për të realizuar më së miri setin “tmerrues”.
Çdo gjë ka shkuar për mrekulli pasi fotot janë mjaft të arrira dhe ideja e fotografit nga nga Misisipi nuk kaloi pa u vënë re.
Vetë regjisori i filmit, Andy Muschietti ka pëlqyer llogarinë e Eagan Tilghman dhe çdo foto nga seti.
Filmi tregon historinë e shtatë fëmijëve në Derry, Maine, të cilët terrorizohen nga një klloun i cili vret fëmijë.
Fëmijët fillojnë të zhduken në qytetin e Derry, Maine dhe fëmijët e lagjes bashkohen së bashku për kundër Pennywise, një klloun i keq historia të cilit daton prej shekujsh.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.