(FOTOT) Aksi rrugor i Lushnjes dhe Rrogozhinës “pastrohet” nga tregtarët! Në operacion dhe Policia e Shtetit
Autoriteti Rrugor Shqiptar së bashku me Bashkitë dhe Policitë Bashkiake përkatëse të qytetit të Rrogozhinës dhe të Lushnjës, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, njofton se po vazhdon pastrimin e aksit Rrogozhinë-Fier nga shitësit ambulantë.
“Aksioni synon rritjen e sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve” argumenton ARRSH. Autoriteti kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin e rregullave dhe përcaktimeve të kodit rrugor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.