FOTOT/ Ja si do të duket qyteti i Pukës – Projekti për sheshet, rrugët dhe këndin e lojërave
Projekti për rivitalizimin e qytetit të Pukës ka nisur tashmë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka inspektuar punimet e këtij investimi i cili vjen si një bashkëpunim i qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim.
Sipas FSHZH-së, ky projekt parashikon rehabilitimin e dy shesheve me një sipërfaqe 9 300 m², si dhe ndërtimin e rrugëve të këmbësorëve që lidhin këto sheshe.
Po ashtu, në projekt përfshihet edhe rehabilitimi i liqenit të vogël, si dhe është parashikuar të zgjerohet parku rreth tij. Ndërtimi një këndi lojërash me një sipërfaqe prej rreth 870 m² është një tjetër plan i përfshirë në projekt.
Sipas FSHZH –së, ky investim synon ta kthejë Pukën në një model suksesi të zhvillimit të turizmit gjatë gjithë vitit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.