FOTOT/ Ja si do të jetë restoranti i parë nënujor në Europë i quajtur “Under” – Inaugurimi në 2019, vendi që pritet ta ndërtojë

Pas Maldiveve dhe Dubait, Evropa gjithashtu do të ketë restorantin e saj të parë nënujor.
Restoranti do të quhet “Under”, që në shqip përkthehet “Më poshtë” dhe do të hapet në Norvegji në vitin 2019. Ky restorant i projektuar nga kompania norvegjeze Snøhetta do të ndërtohet në fshatin Baly, një nga pikat e bregdetit më jugor të vendit.
Ndërtesa do të mbajë deri në 100 persona dhe do të jetë e strukturuar në tre nivele, në njërin nga nivelet do të jetë hyrja, në nivelin e mesëm do të jetë Bar-Kafe për të apasionuarit pas detit dhe gjithnjë më poshtë do të jetë restoranti.
Falë një dritareje 13 metra të lartë, ju do të hani të rrethuar nga peshqit e Detit të Veriut.
Por jo vetëm kaq, gjatë kohës së mbylljes së restorantit, objekti do të shërbejë si një qendër studimi dhe hulumtimi për biologjinë detare.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.