[Fotot] Makinat historike “pushtojnë” Kryeministrinë
Makinat e vjetra apo thënë ndryshe ‘Retro’ kanë “pushtuar” oborrin e kryeministrisë. Janë dhjetëra modele makinash historike të vendosura përpara selisë së Kryeministrisë, të aksesueshme për qytetarët të cilët kanë kuriozitet për t’i parë apo pse jo për t’i fotografuar.
Retro.al është një projekt i lançuar së fundmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku të apasionuarit ose koleksionuesit këtyre mjeteve kanë mundësinë që të aplikojnë online në këtë platformë të re për t’u bërë pjesë e saj.
Në këtë kuadër, do të zhvillohen ekspozita të ndryshme me këto automjete, të cilat duhet të pajisen me targa të përkohshme si dhe fletë udhëtimi në mënyrë që të mund të përdoren për itinerare të specifikuara dhe të autorizuara.
DPSHTRR njoftoi disa ditë më parë që drejtuesit e këtyre mjeteve mund të lëvizin për 30 ditë nëse kanë këto dy dokumenta vetëm brenda Shqipërisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.