Fotot/Megandërtesat që priten të përfundojnë në 2018-ën. Trend rritës ndërtesat prej druri
Nga shtëpia shumëngjyrëshe me Lego në Danimarkë deri te muzeu i artit në Afrikën e Jugut brenda një ‘hambari’(siloje) gruri, 2017 prodhoi një arkitekturë shumë tërheqëse. Dhe 2018 tashmë është duke bërë të njëjtën gjë.
Disa prej emrave më të mëdhenj në këtë industri, përfshirë Thomas Heatherwick dhe Kengo Kuma, kanë projektuar ndërtesat që pritet të përfundojnë brenda 12 muajve.
Ndër ndërtesat më të parashikuara të vitit 2018 janë, një gjykatë prej xhami në Paris, një qiellgërvishtëse e hollë në Nju Jork dhe Qendra fluturuese Lakhta në Shën Petersburg.
Kjo e fundit është në rrugë të mbarë për t’u bërë ndërtesa me e lartë në Europë, përsëri Azia do nxitet të ndërtojë qiellgërvishtës akoma më të larta. Në Kinë, ndërtimi i Zun Tower prej 1,732 metra në Pekin do të jetë ndërtesa më e lartë e vitit, gjithmonë nëse punimet përfundojnë brenda afatit.
Një histori e gjatë
“Në vitin 2017, Kina ndërtoi më shumë se gjysmën e qiellgërvishtësve që arrinin 200 metra ose edhe më shumë, një dominim që duket se do të vazhdojë edhe këtë vit”, sipas Këshillit të Ndërtimeve të Rënda dhe Habitatit Urban (CTBUH).
Mes të tjerave, ne të ardhmen kulla “Leeza SOHO” me xhamë të kthjellët e arkitektura nga Zaha Hadid në Pekin – pretendohet të jetë më e larta në botë.
Ndërtimi i drurit po bën disa hapa shumë të rëndësishëm. Kështu Vancouver ka përfunduar një ndërtesë prej 18 katesh, prej të cilave 17 prej tyre janë vërë nga projektimi i drurit.
Një tjetër ndërtesa po ndërtohet në Norvegji, e cila do të jetë e gjatë 80 metra, dhe pritet të përfundojë në vitin 2019, por edhe më shpejt.
Ndër kullat e drurit që pritet të përfundojnë në 2018-ën, “Korniza” është një strukturë rezidenciale prej druri me gjatësi 85 metra në Portland, Oregon.
E projektuar nga Lever, ajo është e vendosur të bëhet ndërtesa më e larte prej druri në SHBA.
Trendet e reja
Por në arkitekturë, lartësia nuk është gjithçka – dhe shumë nga projektet më të folura të vitit janë larg rekordeve sa i përket madhësisë. Sidoqoftë, ato ende mund të kenë një efekt transformues në qytetet e tyre përkatëse.
Muzeu i Madh Egjiptian i Gizës pritet të jetë pjesërisht i hapur në maj, më shumë se 15 vjet pas shpalljes së konkursit për dizajnin e saj.
Nga ana tjetër, Stambolli do të zbulojë aeroportin e saj të ri, Helsinki mirëpret një bibliotekë të re publike me një fasadë prej druri dhe Nju Jorku fiton një strukturë të re kurioze në formën e anijes së Thomas Heatherwick, një masë skulpturore prej 150 metra të gjatë të shkallëve të ndërlidhura.
Tendencat që do jenë në rritje gjatë 2018-ës, sipas presidentit të zgjedhur të Këshillit të Arkitektëve të Europës, Georg Pendl do të jenë ndërtesat me energji të ulët, si dhe rinovimi dhe mbrojtja e ndërtesave ekzistuese.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.