FOTOT/ “Orët e Gjelbërta në Park”, nisma më e re për edukimin mjedisor

“Orët e Gjelbërta në Park”, kjo është nisma më e re e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit e cila ka për qëllim edukimin, sensibilizimin e fëmijëve dhe të rinjve ndaj problemeve mjedisore.
APR – Bashkia Tiranë ka kënaqësinë të mirëpresë çdo javë klasa të ndryshme për orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe florën e faunën në parqet e Tiranës.
“E ardhmja ndërtohet më e mirë nga edukimi i sotëm! Tashmë Parku i Madh i Liqenit, por edhe Fidanishtja e APR janë kthyer në ambiente, ku fëmijë të shkollave fillore, por edhe të rinjve u mësohet jo vetëm si të mbajnë pastër mjedisin, por mbi të gjitha të njohin florën dhe faunën dhe çdo problem që në mënyrë direkte ose indirekte shkakton sjellja ose dora e njeriut”, thuhet në një njoftim të APR. Edukimi mjedisor dhe mbi të gjitha dashuria për natyrën, nuk duhet të limitohet thjesht me aksionet e herë pas hershme të pastrimit, por me përkushtim të përditshëm për të rritur qytetarë të përgjegjshëm e gjithmonë e më të informuar.
Në përfundim, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka një thirrje gjimnazistët dhe nxënësit ku i fton të aplikojnë për të rezervuar një orë mësimi në Park.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.