FOTOT/ Projekt mahnitës në Francë – Parisi “do të ndërtojë” në Kullë gjigante të rrethuar nga 2000 pemë

Franca do ndërtojë një kullën të rrethuar me pemë. Kulla e gjelbër është projektuar nga firma italiane “Stefano Boeri Architetti” dhe së shpejti do të fillojë së ndërtuari në periferi të Parisit, konkretisht në Villiers-sur-Marne.
Ndërtesa do të ketë 2.000 pemë, bimë dhe shkurre, si do të mbushë fasadën, çatinë dhe ballkonet e ndërtesës. Në brendësi ndërtesa do të ketë apartamente luksoze dhe zyra.
I quajtur Forêt Blanche (“Pyll i Bardhë”), kulla prej 177 metra e gjatë do të ketë dritare të mjaftueshme për rrezet e diellit dhe vende ku mund të shihet qyteti. Pjesa më e madhe e fasadës së saj do të jetë prej druri.
Apartamentet, të cilat përfshijnë edhe ballkonet, do të vendosen në katet e larta, ndërsa zyrat dhe dyqanet do të jenë në katet e poshtme.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.