FOTOT/ Projektet e së ardhmes, arkitektët përqendrohen te ndërtimet me dru – Mbi 202 mijë metra katrorë, “mahnitin” ndërtesat gjigande

Kështu do të jenë konviktet e së ardhmes në kolegjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo prej muri dhe betoni, por do të jenë të projektuara prej druri.
Për Universitetin e Arkansasit, një konvikt i tillë ose një godinë e tillë për të fjetur dhe për aktivitete të tjera është e mundur.
E quajtur “Stadium Drive Residence Halls”, ndërtesa është rreth 202,027 metra katrorë dhe është ndërtesa e parë e këtij lloji në SHBA.
Lënda drusore që do të përdoret në këtë rast, përbën një alternativë të re. Ndërtimi me dru për arkitektët mund të jetë një revolucion i së ardhmes, siç ndodhi me çelikun dhe betonin në shekullin e 20-të, madje kjo valë e ndërtimeve me dru po përhapet më së shumti kohët e fundit në shumë vende.
Këto bujtina do të jenë një “ëndërr” për studentët e kolegjeve. Tavanet do të jenë si një zgjatje e hapësirave të brendshme prej druri. Konviktet do të kenë një kuzhinë për zonën, salla të mëdha për aktivitetet universitare dhe argëtuese për studentët, si dhe hapësira të mëdha për grumbullimin e tyre.
os.de/SCAN
Fotot më poshtë tregojnë më shumë për këtë projekt të së ardhmes.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.