Fotot më qesharake të Jetës së Egër për vitin 2017 – Fituesit e konkursit ku morën pjesë 3500 fotografë

Çmimet për Fotografinë Komike të Jetës së Egër 2017 janë dhënë edhe këtë vit, duke përzgjedhur fituesit nga qindra fotografi të dorëzuara nga mbarë bota.
Konkursi zhvillohet që prej vitit 2015 për të ndërgjegjësuar publikun mbi konservimin e jetës së egër dhe vit pas viti bëhet më popullor.
“Ka qenë një sukses i vërtetë këtë vit, cilësia e imazheve është rritur ndjeshëm dhe kemi patur më shumë aplikime nga shumë shtete”, tha një prej themeluesve të konkursit, fotografi Paul Joynson-Hicks.
Ishin mbi 3500 foto nga 86 shtete, që aplikuan në një nga pesë kategoritë e konkursit. Më poshtë edhe fituesit:
#1 Fituesi i çmimit të përgjithshëm, sekuenca e fotografive “Ndihmë” e fotografit Tibor Kercz
#2 Fituesi në kategorinë e tokës “Miushi që qesh” nga Andrea Zampatti
#3 Fotoja “WTF” nga George Cathcart
#4 Fotoja “Duke bërë një xhiro” nga Daisy Gilardini
#5 Fotoja “Të veshur dhe gati për në kishë” nga Carl Henry
#6 Fotoja “Kontrolli i rripave të avionit” nga Greaeme Guy
#7 Fotoja “Trajnimi Kung Fu” nga Andrey Giljov
#8 “Jam OK” nga Yamamoto Tsuneo
#9 Fotoja “Vidra që gëzon” nga Penny Palmer
#10 Fituesi i kategorisë së Detit, “Shpulla” nga Troy Mayne
#11 Fotoja “Të kapur në mes të aktit” nga Bence Mate
#12 “Arratisja e majmunëve” nga Katy Laveck-Foster
#13 ‘Ça bone plako” nga Olivier Colle
#14 “Takime kafshësh” nga Jean Jacques Alcalay
#15 Fituesi në kategorinë e ajrit, “Shpejtësia e Patave” nga John Threlfall
#16 “Amfibët kanë talent” nga Daniel Trim
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.